Ka shkuar në shtatë numri i viktimave të shkaktuara nga orteku që goditi një hotel në Pescara të Italisë.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë gjatë ditës së djeshme nga rrënojat e hotelit trupin e një gruaje, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Sipas raportimit të mediave italiane, mësohet se trupi i viktimës është gjetur në një dollap në zonën pranë kuzhinës së hotelit.
Ndërkohë operacioni i kërkimit vazhdon në rrënojat e hotelit “Rigapiano”, i cili më 18 janar u godit nga një ortek, ku vetëm e 9 persona kanë arritur të mbijetojnë e 23 klientë të tjerë të hotelit janë shpallur të zhdukur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com