REGGIO EMILIA, Itali – Një shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia, Itali, pasi ka përdhunuar një grua 81-vjeçare. Shqiptari 45-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pritur sa gruaja të arrinte te pragu i shtëpisë dhe më pas e ka shtyrë atë me forcë. Aty ka abuzuar me të në dhomën e gjumit.
Ngjarja sipas Karabanierëve ka ndodhur mbrëmjen e datës 7 mars rreth orës 22 por është bërë e ditur vetëm sot. Autori i ngjarjes është arrestuar për ushtrim të dhunës seksueale dhe sekuestrim personi.
Rreth orës 22 pensionistja po kthehej në shtëpi kur vuri re nëpër shkallët e pallatit ish-të fejuarin e gruas që kujdesej për motrën e saj. Shqiptari, me qëllim që të takonte ish-mikeshën e tij, pretendonte nga gruaja e moshuar çelësat e shtëpisë së motrës së saj.
Pensionistja është përpjekur që ta qetësonte dhe ka arritur në një moment që ta bindë të hedhi nga ballkoni thikën që mbante në brez. Por pasi zbuloi se asnjë nga çelësat që kishte zonja e moshuar nuk ishte ai i duhuri, 45-vjeçari, në një moment nervozizmi, ka abuzuar me të moshuarën pasi e ka sulmuar fizikisht atë.
Ulërimat e 81-vjeçares janë dëgjuar nga gruaja që kujdesej për të e cila ka telefonuar Karabinierët. Këta janë nisur urgjent në vendngjarje dhe kanë hedhur poshtë derën e banesës për të shpëtuar të moshuarën duke arrestuar njëkohësisht edhe shqiptarin ndërsa dilte nga dhoma e pensionistet që ndërkohë ishte hapur në gjendje shock-u.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com