Përfundon operacioni të cilit iu nënshtrua këtë mëngjes ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Burime të spitalit San Raffaele në Milano deklaruan se operacioni i zëvendësimit të valvulës së aortës shkoi mirë dhe nuk kishte asnjë komplikacion.
President i Milanit, do të kalojë dy ditë në terapi intensive, përpara se të nisë programin e rehabilitimit, që mund t’i zgjasë për rreth një muaji. Ndërhyrja në zemër u pa e domosdoshme pas kryerjes së testimeve mjekësore në një prej klinikave të kryeqytetit Italian.
Një javë më parë kreu i Forza Italia u dërgua në spital në gjendje të rënduar. Një ditë më parë ish- kryeministri shkroi ne FB duke u shprehur se edhe pse i sheqetsuar ka marrë mbështetjen e të gjithëve madje edhe të kundërshtarëve politikë.
Ndërsa në spital zhvillohej ndërhurja kirurgjikale jashtë ndodheshin shumë mbështetës të cilat mbanin pankarta ku shkruhej “ Forza Silvio, mos u dorëzo”, Forza Silvio, Napoli është me ty”.

(Familjarët e Berlusconit)

(Suita ku është shtruar Berlusconi në spitalin San Raffaele)
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com