Itali, përleshje mes bandash
arrestohen 5 shqiptarë

Itali, përleshje mes bandash<br />arrestohen 5 shqiptarë
PERUGIA- Pesë shqiptarë, përkatësisht të moshave nga 20 deri në 27 vjec, janë nën hetim nga policia e Perugias në Itali. Arrestimi i tyre u krye pasi akuzohen se ishin përfshirë në përleshje mes bandave të shpërndarësve të drogës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se kjo ishte një përleshje mes bandës shqiptare dhe asaj të afrikanëve. Këto përleshje kanë ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes këtyre dy bandave ku dyshohet se një vit më parë mbeti i plagosur rëndë një i ri tunizian.

Pas hetimeve të kryera nga forcat policore, nga gjykata e Perugias u vendos që pesë shqiptarët të arrestoheshin dhe të liheshin në paraburgim. Dy nga shqiptarët tani janë arrestuar nga policia italiane, njëri nga ata në Trieste dhe tjetri në Perugia. Hetimet e mëtejshme do të vazhdojnë të fokusuara në një nga pistat kryesore për policinë që është ajo e eliminimit të një personi të përfshirë në trafikun e drogës.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot