POTENZA - Një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre marokenë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në burgun e Potenzas në Itali. Si rezultat i grindjes kanë mbetur të plagosur dhjetëra shqiptarë dhe marokenë, dhe është dashur ndërhyrja e të gjitha forcave të policisë së burgut për të shpërndarë turmën e të burgosurve.
 
Siç raportojnë mediat italiane përleshja ka filluar në kohën kur të burgosurit ishin në orarin e tyre të pushimit. Ndërkohë Sekretari i i Përgjithshëm i Sindikatës së Burgjeve tha se përleshje të tilla janë shtuar së fundmi si rezultat i dyfishimit të numrit të të burgosurve.
 
Përleshja në burgun e Potenzas, vjen pak ditë pas një tjetër incidenti, ku pas një tjetër grindje mes të burgosurve, solli plagosjen edhe të një efektivi të policisë së burgut. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)