BRESCIA - Tragjedi pas kthimit të tifozëve të Bresciës nga transferta e Livornos. Autobuzi me të cilin udhëtonin është përmbysur në orët e vona të natës duke dalë jashtë autostradës A21 midis komunës së Manebrias dhe Brescias jugore.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 4 e 30 duke u gdhirë dita e hënë. Një i vdekur 22-vjeçar dhe 20 të lënduar, ku dy prej tyre në gjëndje të rëndë, është bilanci i këtij incidenti të tmerrshëm.

Mendohet se shkak i këtij aksidenti mund të ketë gjumi që kishtë zënë shoferin gjatë ngasjes së autobusit që për pasojë ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasjen e tij te bordurat anësore dhe më pas përmbysjen jashtë autostradës. Në autobus gjëndeshin rreth 50 tifozë.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)