Itali, paditen 26 shqiptarë
merrnin pension padrejtësisht
Paditen 26 të moshuar shqiptarë sepse merrnin pensionin social në Pistoia por jetonin në vendlindje. Me diçka më shumë se 400 euro në muaj, në Itali mund të mbijetosh, por në Shqipëri (ku pensionet janë më të vogla se 200 euro) mund të jetosh mirë. Këtë mendojnë të gjithë ata që bëjnë çmos që të përmbushin kriteret për të pasur të drejtën e pensionit e që pastaj nuk jetojnë më në Itali pranë fëmijëve por kthehen të kalojnë pleqërinë në atdhe.
Me diçka më shumë se 400 euro në muaj, në Itali mund të mbijetosh, por në Shqipëri (ku pensionet janë më të vogla se 200 euro) mund të jetosh mirë. Këtë mendojnë të gjithë ata që bëjnë çmos që të përmbushin kriteret për të pasur të drejtën e pensionit e që pastaj nuk jetojnë më në Itali pranë fëmijëve por kthehen të kalojnë pleqërinë në atdhe, duke harruar që kriteri parësor i pensionit social është ai i qëndrimit të vazhdueshëm në Itali. Pasi në thelb të këtij lloji pensioni qëndron parimi i ‘ndihmesës nga anë e shtetit të gjithë të moshuarve në nevojë që ata të kenë një shumë të vogël për të përballuar jetën në Itali’. Dhe në fakt pensioni përllogaritet mbi bazën e kostos së jetesës në Itali, dhe nuk u takon më as vetë italianëve nëse këta nuk jetojnë më këtu.
E nëse vite më parë kontrollet mbi rezidencën e vazhdueshme nuk ishin të zakonta, tani, në kohë krize, kur çdo euro është i vyer për arkat e INPS-it, institutit të sigurimeve shoqërore që e lëshon pensionin, këto kontrolle po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Në fillim të shkurtit u bë publike historia e pleqve në Bra të Cuneos që merrnin pensionin pa qenë në Itali, ndërsa këtë fundjavë, për të njëjtën gjë zënë faqet e gazetave 38 të moshuarit e huaj të Pistoias të zbuluar nga një hetim i Karabinierëve. Të ardhur kryesisht me bashkim familjar me fëmijët, kërkojnë rregullisht përtëritjen e lejes së qëndrimit deri në marrjen e kartës së qëndrimit, ruajnë rezidencën e kur mbushin moshën 65 vjeç kërkojnë edhe pensionin social. Dhe në rastin e 38 të moshuarve të fundit të paditur nga karabinierët, që të gjithë nuk jetojnë më në mënyrë të vazhdueshme në Itali.
Kështu 38 të moshuarit rezidentë në Pistoia, nga të cilët 26 shqiptarë, 4 marokenë, 2 argjentinas, 2 brazilianë dhe një kolumbian, një kuban, një filipinas dhe një polak është zbuluar se nuk jetonin në Itali pasi kishin kërkuar e fituar të drejtën e pensionit social. Që të gjithë janë paditur për mashtrim ndaj shtetit pasi kanë përfituar prej tij në mënyrë të paligjshme 266 mijë euro. Inps, jo vetëm ka bllokuar tashmë dhënien e pensionit, por ka nisur praktikat për kërkimin mbrapsht të shumave nga secili prej tyre, edhe pse vështirë se do të arrijë të marrë gjë.
Në Pistoia hetimi ka nisur në vitin 2001 kur karabinierët kanë filluar të kontrollojnë rezidencën efektive të 205 të huajve që përfitonin pensionin. Kanë zbuluar që 38 vetë (apo 18% e të kontrolluarve) nuk kishin të drejtë të merrnin pensionin social. Nga 38 personat, 12 kanë rezultuar se ishin larguar përfundimisht nga Italia, ndërsa të tjerët shkonin e vinin. Rastet më të bujshme ato të dy brazilianëve të kthyer në atdhe prej 15 vjetësh njëri e 5 vjetësh tjetri, që ndërkohë kishin futur në xhep nga Inps-i përkatësisht 73 mijë euro dhe 25 mijë. Edhe një argjentinas, që nuk jetonte më në Itali prej tetë vjetësh ka marrë, sipas karabinierëve, rreth 51 mijë euro. Ndërsa një makoren i kthyer në atdhe prej të paktën dy vjetësh, ka marrë nga Inps rreth 19 mijë euro pension.
Për sa u përket 26 të moshuarve të tjerë të paditur, janë që të gjithë persona që ktheheshin në atdhe për periudha pak a shumë të gjata. Ndërkohë që ligji flet qartë: nëse largohesh nga Italia për më shumë se një muaj rresht duhet të lajmërosh Inps-in që ai të pezullojë dhënien e pensionit social. ah/shqiptariiitalise.com/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09