Një burrë që ecën përpara dhe nga pas kioskës ku tregtohen panine e cila ndodhet përballë hyrjes së shkollës Morvillo Falcone dhe që duket duke aktivizuar telekomandën nga shpërthimi i së cilës mbeti e vdekur Melissa Bassi dhe u plagosën disa të tjer, këto janë pamjet filmike që ju tregojnë italianëve dëshminë e para filmike se kush ka qënë atentatori i ngjarjes së rëndë të Brindizit.

Imazhet ekskluzive të atentatorit të dyshuar të ngjarjes së Brindizit u shfaqën në web. Më herët ishin shpërndarë vetëm disa imazhe në formë fotografish. 
Ndërkaq vazhdojnë kërkimet dhe hetimet teknike nga ana e policisë së Brindizit dhe asaj shkencore.  Është përgënjeshtruar hipotesa simulimit. Zona përreth shkollës ka qënë e rrethuar gjatë gjithë kohës por kjo nuk ka penguar apo shqetësuar nxënësit të cilët tashmë i janë rikthyer frekuentimit të rregullt. Mbrëmjen e djeshme shpërndau pamjet filmike të plota të burrit që duket kur kalon të paktën tre herë përpara kiskës së panineve dhe që në pasazhin e fundit duket që po aktivizon telekomandën.
(mk/shqiptarja.com)