Një grua me origjinë shqiptare është lagur me benzinë dhe me një çakmak në dorë ka kërcënuar ti vërë flakën vetes në pallatin e Drejtësisë Italiane në La Spezia. Shkaku i këtij kërcënimi mendohet të jetë pasi shqiptarja rrezikon të dëbohet nga Italia.

Policia e gjykatës është thirrur nga avokatët pas kësaj ngjarje duke e neutralizuar atë dhe duke shpëtuar nga djegia.

Gruaja, si fillim ndodhej në kat të parë dhe më pas ka hyrë në dhomën e avokatisë dhe ka kërcënuar duke djegur veten. Njerëzit e pranishëm kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa e kanë bindur atë për të mos e kryer aktin.

Në fund, pas disa momenteve tensioni, gruaja u bind ku më pas iu nënshtrua një trajtimi mjekësor të.

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com