Itali, Papa Françesku kremton Ditën Botërore të Fëmijëve! Aktori Roberto Benigni 'thyen rregullat' puth Atin e Shenjtë

Itali, Papa Françesku kremton Ditën Botërore të Fëmijëve! Aktori Roberto Benigni 'thyen rregullat' puth Atin e Shenjtë

Papa Françesku dhe aktori Roberto Benigni

Në sheshin e Shën Pjetrit në Itali, Papa Françesku kremtoi sot Ditën e parë Botërore të Fëmijëve, një ngjarje, në të cilën Papa nënvizoi rëndësinë që kanë fëmijët në të ardhmen e një vendi.

Të pranishëm në shesh ishin rreth 50 mijë persona, ndërkohë nuk mungoi as prania e kryeministres italiane Giorgia Meloni, së bashku me vajzën e saj dhe kryetari i bashkisë së Romës Roberto Gualtieri.

Ndërkohë, aktori Roberto Benigni, i ftuari i nderit i Ditës Botërore të Fëmijëve, argëtojë publikun me një monolog 20-minutësh.

"Kush do të jetë këtu midis jush?", pyeti Benigni turmën e fëmijëve. Ndoshta ka një Mikelanxhelo, ose një Galileo i ri ose midis vajzave do të jetë Rita Levi i ri. Kush prej jush do të donte të ishte Papë? Para se të hyja këtu, dy roje më thanë: këtu mund të bësh çdo gjë, vetëm një gjë nuk mund ta bësh, ti afrohesh  Papës. Meqënëse më thanë këtë, unë prap dua të bëj. Unë mund t'i jap një puthje, çfarë kuptimi kanë puthjet nëse nuk i jep?”, shtoi aktori para se t’i afrohej Papa Françeskos dhe ta puthë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Strukturë që vepron me regji

Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Strukturë që vepron me regji