KALABRI - Papa Françesku bëri një vizitë në vendin e një prej rrjeteve më të fuqishme mafioze të Italisë, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund vuajtjes së fëmijëve nga krimi i organizuar.
Gjatë udhëtimit të tij një ditor në rajonin e Kalabrisë, papa u takua me të afërmit e një djali tre vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri dhe u vra në janar gjatë atij që dukej një sulm nga mafia për një shumë parash.
Kalabria është baza kryesore e rrjetit të trafikimit të drogës ‘Ndrangheta’. Djali, Nicola Campolongo u vra së bashku me gjyshin e tij dhe shoqëruesen e gjyshit.
Papa Françesku shkoi në një burg të shtunën në qytetin e Kastrovilari për t’u takuar me babain e djalit, i cili gjendet i burgosur atje. Të dy prindërit e djalit ishin të burgosur për krime në lidhje me drogën në kohën e vrasjes së tij.
Papa përshëndeti gjithashtu 200 të burgosur të tjerë që mbahen në burg. Shumë prej të burgosurve që u takuan me papën janë në burg për krime të lidhura me mafian. Fushata e Papës kundër krimit të organizuar ka bërë paralajmërime se ai mund të vihet nën shënjestrën e mafias.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com