Itali - Punimet në të dy dhomat e Parlamentit Italian janë pezulluar të mërkurën me kërkesë të Partisë Populli i Lirisë në shenjë proteste kundër vendimit të Gjykakatës së Kasacionit për procesin Mediaset, shumë më herët se sa pritej.
Dje Gjykata më e Lartë në Itali përcaktoi 30 korrikun, si datën kur do të merret në shqyrtim apelimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconit mbi akuzën për evazion fiskal, tashmë i dënuar si në Shkallën e Parë dhe të Dytë. Kreu i grupit të deputetëve të PDL-së në Senat Renato Brunetta tha se edhe nesër partia e Berlusconit nuk do të marrë pjesë në seancën e radhës.
Mbi pezullimin e punimeve parlamentare, kryetari i Senatit, Roberto Schifani tha"nga ana jonë nuk asnjë qëllim bllokimi i parlamentit dhe morëm këtë vendim në mënyrë që grupet të diskutojnë mbi situatën delikate dhe dramatike që po jeton Italia."
Ndërsa deputetët e Lëvizjes 5 Yje të cilët kanë braktisur sallën e Montecitorio-s, kanë reaguar se nuk mund të pezullohen punimet në parlament për shkak të një personi që nuk është anëtar i tij.
Sekretari i Ligës së Veriut, Roberto Maroni, është shprehur se nuk është e mundur që për problemet e një partie të mbyllet Parlamenti dhe për këtë qeveria e kryeminstrit Enrico Letta duket se me të vërtetë është në prag të krizës.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com