Pas 6 muaj hetime, dy të afërmit e gruas bashkë me 5 ekzekutorët matërialë të planit janë arrestuar tashmë nga Karabinierët.
Leonard Pici, 32 vjeç, dhe e motra, Liljana Hasa-Pici, 36 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Gozzano, provincë e qytetit italian të Novarës, fajësonin Cerrikun për depresionin që kishte goditur të shoqen, e cila ishte hedhur nga ballkoni i një pallati më 3 shtator 2009.
Cerriku ishte transferuar në Oulx (Torino), ku dhe punonte. Por, duke parë kërcënimet dhe dhunën që pësonin të afërmit e tij në Shqipëri, nuk u kishte treguar të afërmve të së shoqes se ku kishte shkuar të banonte. Këta të fundit ndërkohë kishin fituar edhe të drejtën e përkujdesjes për djalin e vogël të çiftit, të cilin i jati e shikonte vetëm në vënde të paracaktuara.
Fakti që Silvester Cerriku kishte kërkuar ekskulizivitetin e të drejtës për t’u kujdesur e për të rritur të birin, kishte shtuar edhe më tej urrejtjen e dy të afërmve të gruas. Kështu, këta i kishin premtuar 50 mijë Euro një tjetër shqiptari, Ervin Xhakosi, 26 vjeç, aktualisht banues në Verona të Italisë e me të tjerë precedentë penalë. Ka qënë ai që më pas ka kontaktuar edhe 4 personat e tjerë: Giovanni Tamburrino, 34 vjeç; Antonio Improta, 25 vjeç; Michele Bevilacqua, 20 vjeç, të gjithë nga Borgomanero (Novara); si dhe Gaetano Troilo, 28 vjeç, sot resident në Gallarate (Varese).
Grupi tashmë i krijuar dhe operativ kishte zbuluar vendbanimin dhe punën e re të Cerrikut dhe kishte planifikuar hakmarrjen. Atij i ishte zënë pritë mëngjes herët në një parking gjatë rrugës shtetërore 24. Një Mercedez i bardhë i drejtuar nga Xhakosi dhe me në bord Tamburrino-n e Bevilacqua (pronar i mjetit) kishte përplasur automjetin e atij që duhej të ishte viktima. Më pas Xhakosi kishte zbritur nga mjeti dhe kishte qëlluar 2 herë me dorën drejtuar kokës së Cerrikut, që kishte mbetur pa ndjenja në vendngjarje derisa disa kalimtarë e kishin gjetur e kishin dhënë alarmin.
Cerriku u dërgua në spitalin Cto të Torinos. Mjekët arritën t’i shpëtonin jetën, ndonëse lëndimet e pësuara janë të përjetëshme dhe nuk e lëjojnë të lëvizi. Akoma sot ai ndodhet në një qëndër rekuperimi dhe nuk mban mend asgjë nga ç’i ka ndodhur atë ditë.
Dy të afërmit e gruas së vetëvrarë dhe 5 personat që planifikuan dhe ekzekutuan vrasjen, të cilëve më pas iu dhanë shumë pak mijëra euro në krahasim me sa u ishte premtuar, janë arrestuar me kërkesë të prokurorit Enrico Arnaldi di Balme që drejtoi hetimet.
(im/shqiptarja.com)
