Itali/ PD dhe ‘5 Stelle’ drejt krijimit të qeverisë! Akuzon Salvini: Tradhti (VIDEO)

Lëvizja Pesë Yjet dhe Partia Demokratike e Qendrës së Majtë, janë gati të arrijnë një marrëveshje koalicioni që do të detyronte Partinë Lega të ekstremit të djathtë, të mbyllte ciklin e saj populist në zemër të Evropës.

Takimet mes dy forcave politike kanë vazhduar përgjatë gjithë ditëve, që nga dorëheqja e Kryeministrit Conte dhe thirrjes së Presidentit Italian Mattarella për bisedime mes partive për krijimin e qeverisë së re.

Duket se koha për një marrëveshje të mundshme ështe e limituar, po të kemi parasysh se qeveria që do të zgjidhet, do të zgjidhë ngërçin e votimit të buxhetit për vitin 2020.

Partia Demokratike e Qendrës së Majtë, e cila kishte kërkuar një listë të pastër nga qeveria e mëparshme, ka treguar se nuk është më kundër emërimit të Kryeministrit në largim Giuseppe Conte për një mandat të dytë.

"Nuk ka veto, ne duam të diskutojmë politikat,"- tha para gazetarëve Andrea Marcucci, pas një takim me liderin e Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti.

Nga ana e tij Zingaretti është shprehur se ishte "optimist" për formimin e një qeverie të re.

"Ne po punojmë për t'i dhënë Italisë një qeveri të re, një qeveri ndryshimesh," u tha ai gazetarëve pas takimit me liderin e 5 Stelle, Luigi Di Maio.

Ish kryeministri Conte, pasi u kthye nga samiti i G7-ës, mbrëmjen e ditës së djeshme ka patur një takim me liderin e PD Zingaretti dhe atë të 5 Stelle, Di Maio, për zgjidhjen e pengesave të fundit.

Matteo Salvini, lideri i Lega-s, i cili tërhoqi mbështetjen e tij nga qeveria 14-mujore e Contes për të kapitalizuar partinë dhe veten e tij përmes mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme, e ka denoncuar marrëveshjen e mundshme PD-5 Stelle sit ë parapërgatitur dhe e ka quajtur aleancën e re, që sipas tij është e mbështetur nga "disa vende të BE", si një “tradhti” ndaj votuesve Italian.

Salvini tha se ishte "krenar" për punën e tij dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

"Herët a vonë, ky vend do të votojë përsëri. Ata mund të shpikin shumicën që dëshirojnë, por ne do të kthehemi të votojmë"

Një raund i ri konsultimesh me presidentin italian Sergio Mattarella do të rifillojë sot për të përfunduar të mërkurën.

Nëse partitë nuk arrijnë të fitojnë një shumicë të fortë dhe një axhendë të përbashkët politike, Mattarella do të detyrohet të shpërndajë Parlamentin dhe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në muajin tetor.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja