Doktori kishte kryer fillimisht një “trajtim me lazer ablativ Co2 të ndarë”, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Kështu, gjatë të njëjtit operacion, doktori kaloi në një miksim kimik me acid trikloroacetik me përqendrim 50%. Kjo ishte një zgjedhje të cilën ekspertët e quajnë “shkatërrimtare”.
Përdorimi i këtyre të fundit në një lëkurë të acaruar nga lazeri, pati një pasojë shumë të rëndë në fytyrën e pacientes. Ajo është e detyruar të mbajë një maskë silikoni për ta mbrojtur nga infeksionet dhe nga vështrimet e njerëzve. Gruaja ka djegie të gradës së dytë dhe të tretë në faqe, mjekër, ballë dhe në hundë.
Ky operacion i shkuar keq, i ka krijuar probleme në të folur dhe në të ushqyer pacientes. Situata është aq komplekse sa çdo operacion rikonstruktiv për fytyrën e saj do të ishte jo efikas.
Mjeku është denoncuar në prokurori dhe është larguar nga Urdhri i Mjekut.
Redaksia online
(en/ac/shqiptarja.com)