GENOVA – Viktimat e përmbytjeve të nëntorit të kaluar në Genova janë përkujtuar sot në një ceremoni të vecantë. Mes tyre edhe një nënë shqiptare, Shpresa dhe dy vajzat e saj të mitura Janissa e Gioia.
Gjatë ceremonisë së organizuar nga komuna, është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave.
Flamur Xhala, humbi më 4 nëntor gruan e tij Shpresën dhe dy vajzat. Në letrën publike, e cila u lexua gjatë ceremonisë ai shkruan se përmbytja la një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të cilin askush nuk e mbush dot.
“Bashkë me gruan dhe fëmijët unë humba jetën time. Mbajt tani me vete një ndjenjë të hidhur ashtu sikurse e gjithë familja ime. Erdhëm në Itali, për t’I dhënë fëmijëve një të ardhme më të mirë, por tanimë cdo ëndërr e jona i pëket së kaluarës”, shkruan Flamuri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com