Itali, përmbytjet kërcënojnë qytetet e mëdha të artit (VIDEO)

Vazhdon të jetë e rënduar situata në disa rajone të Italisë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Panorama e zonave italiane ka të përbashkët reshjet e dendura të shiut, borë, përmbytjet apo dhe daljen e lumenjve nga shtrati.

Moti i keq në Itali duket se po lë gjurmë në qytetet e mëdha të artit.

Nuk është vetëm Venecia e kërcënuar. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë kurse Modena pa energji elektrike.

Gjithashtu në anën tjetër të Apenineve ka pasur përmbytje prej lumit Reno.

Në Val Martello një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë, një ortek gjigand mori me mete gjithçka gjeti përpara derisa u preh mes shtëpive turistike të Val Martellos.

Këto ditë kanë qenë intensive edhe për zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në rreth 8000 mijë raste në të të gjitha gadishullin.

Në 36 orët e fundit janë regjistruar 450 raste të ndërhyrjes së tyre në Emilia Romagna dhe 380 në Toskana.

Përmbytjet tashmë kanë shkaktuar dëme për miliona euro, duke bërë që qeveria të çlirojë 20 milion në fonde për t'u përballur me shkatërrimet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje