ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore pasi me vete kishte një armë zjarri dhe një thikë.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me tren nga Arezzo për në Firenze u pikas nga një polic, i cili vuri re një objekt të ngjashëm me një pistoletë.

Polici menjëherë kërkoi përforcime dhe menjëherë pasi treni ndaloi në stacionin Santa Maria Novella në Firence, policia hekurudhore kontrolloi 19-vjeçarin duke i gjetur të fshehur në trup një pistoletë, një thikë 18 cm të gjatë dhe shkop gome 54 centimetër.