MILANO - Të shtëna në rrugën Locate Triulzi, Verdi, në Milanese, ku një burrë në këmbë, i armatosur me një çifte gjuetie, ka qëlluar rreth orës 21.40 të 17 majit, kundër një të akuzuari shqiptar nga drejtësia italiane, 31 vjeç, L.A., i cili ishte duke ecur bashkë me bashkëshorten italiane, një fëmijë 4 vjeç, i lindur në Itali, djalë i kushërinjve shqiptarë dhe nënën e fëmijës.

Siç bën të ditur 'La Repubblica", sulmi ndodhi pranë banesës së L.A. dhe të katër viktimat kanë qenë objektiv i çiftes dhe kanë mbetur fatmirësisht vetëm të plagosur lehtë. Me sa duket, të katër ishin duke u kthyer nga stacioni qendror i Milanos, ku kishin qenë pak më parë për të marrë fëmijën dhe nënën.

Pas dhënies së kujdesit të parë në vendngjarje nga shërbimi 118 burri, i goditur në një këmbë, është transportuar për mjekim në spital. Fëmija ka mbetur i plagosur lehtë në një krah, ndërsa nëna dhe gruaja e burrit janë prekur nga saçmet në këmbë.

Karabinierët e shoqërisë Locate Triulzi dhe Corsico janë duke hetuar mbi sulmin dhe duke marrë njerëz në pyetje. Paraprakisht, në spital shqiptari 31-vjeçar, i akuzuar për drogë, vjedhje dhe mashtrim nuk ka dhënë asnjë dëshmi të vlefshme dhe nuk ka qenë aspak bashkëpunues për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm dhe motivet e krimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)