Itali/ Po i shiste dozën e radhës një gruaje, arrestohet shqiptari klandestin! 29-vjeçarit i gjenden kokainë dhe euro cash
Dozat e kokainës dhe eurot cash të sekuestruara
Itali- Një çifti të rinjsh, por që nuk kishin lidhje mes tyre, u arrestua nga karabinierët gjatë fundjavës së kaluar në Milano, teksa u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë.
I arrestuari kryesor është një shqiptar 29-vjeçar, emigrant i paligjshëm, që akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, kurse vajza 33-vjeçare dyshohet si një konsumatorë e drogës dhe po trajtohet me hetim të veçuar.
Mediat raportuan se agjentët e kishin në ndjekje të dyshuarin, i cili bënte lëvizje të çuditshme në zonën e "Scalo Farinit".
Në momentin që ishte duke udhëtuar përgjatë “Via Valtellina”, karabinierët e vunë re 29-vjeçarin që u ndal përmes Curio Dentato dhe pak minuta më pas brenda hipi një 33-vjeçare. Të dy kanë bërë një shkëmbim të dyshimtë dhe në këtë moment policia realizoi ndërhyrjen.
Nga kontrolli i parë u kap doza që po shitej, me 1,44 gramë, por në mjet dhe trupin e të riut u zbuluan prova të tjera, si doza të gatshme me peshë mbi 24 gramë kokainë, në dorezën e makinës 120 euro cash, ndërsa në portofolin e 29-vjeçarit kishte edhe 490 euro të tjera në kartëmonedha të prerjeve të vogla.
Shqiptari rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm në Itali dhe pa aktivitet pune. Ai është arrestuar menjëherë për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafiku. Gruaja e përfshirë në shkëmbim do t'i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të sqaruar pozicionin e saj.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
39.6%
-
Jo
23.9%
-
Nuk e di
36.5%
Vota total: 4918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
EMRAT/ Çmontohet organizata ekstrakomunitare e trafikut të kokainës në Itali, 18 të akuzuar! 6 në pranga, mes të arrestuarve dhe 2 shqiptarë, i tradhtuan përgjimet
9 Shtator, 08:41
-
Moti i keq, zhduken në lartësinë 4600 metra në 'Monte Bianco' 4 alpinistë! Dy ditë kërkime pa sukses, çifti italian: Na shpëtoni, ose do ngrijmë për vdekje!
9 Shtator, 07:45
-
Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar
8 Shtator, 22:51
-
Futbolli italian në ankth, shtrohet me urgjencë në spital Toto Schillaci
8 Shtator, 19:27
-
VIDEOLAJM/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku italian e pështyn në fytyrë
7 Shtator, 18:35
-
Itali/ U vdes vajza në operacion, familjarët rrahin mjekët (VIDEO)
7 Shtator, 17:45
-
Zelensky në Itali/ Takohet me kryeministren Meloni: Mbështetja ndaj Kievit interes kombëtar i yni
7 Shtator, 17:28
-
I rinovojnë lejen e drejtimit në moshën 100 vjeçare: Jam i lumtur! Kështu do të vazhdoj të çoj gruan time në bregdet
7 Shtator, 16:55
-
Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë
6 Shtator, 13:55
-
Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri! Ja përse humbën jetën
5 Shtator, 21:54
-
Ndjekje si nëpër filma në Belgjikë, shqiptari fluturon çantën me 4 kg kokainë nga makina! Policia e arreston, e tradhtuan nervozizmi dhe kamerat
5 Shtator, 17:49
-
EMRI/ U kap me 80 gramë kokainë në Itali, dënohet me 4 vite burgim 24-vjeçari shqiptar! Dëbim për 5 vite dhe 20 mijë euro gjobë
5 Shtator, 16:04