Itali, po punonte në kantier, përplaset për vdekje shqiptari, baba i dy fëmijëve

Itali, po punonte në kantier, përplaset për vdekje shqiptari, baba i dy fëmijëve

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali, teksa ishte në vendin e punës. Mediat italiane raportojnë se ka humbur jetën 47-vjeçari Ylber Islami, i cili jetonte në Tortona me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Shqiptari ka qenë duke punuar në kantierin rrugor në afërsi të qytezës së Castello d’Annione, në autostradën Torino-Piacenza, kur është goditur nga një makinë tip ‘Toyota Aygo’, e cila drejtohej nga një femër.

Përplasja ka rezultuar fatale për babanë e dy fëmijëve, i cili ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, policia ka ndaluar 39-vjeçaren, drejtuese e mjetit që kreu krimin, që po hetohet për vrasje në rrugë.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen