Itali/ Po trafikonte 14 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari në autostradën e Parmës! Vlente 1 mln euro, e fshehur në bagazhin e dyfishtë

Itali/ Po trafikonte 14 kg kokainë me makinë, arrestohet shqiptari në autostradën e Parmës! Vlente 1 mln euro, e fshehur në bagazhin e dyfishtë

Kokaina e sekuestruar nga policia italiane

Parma- Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme (17 tetor) një shtetas shqiptar që po transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej 14 kilogramësh kokainë të cilësisë së mirë.

Kanë qenë patrullat e Policisë Rrugore të Parmës ato që finalizuan aksionin nga një kontroll i rastësishëm, duke dyshuar tek sjellja e shoferit.

Media e vendit fqinj raporton se lënda narkotike do t'u kishte sjellë anëtarëve të grupit kriminal të trafikut, një fitim të paligjshëm të vlerësuar mbi 1 milion euro.

Automjeti me të cilin transportohej kokaina është kapur nga policia në autostradën A1, pranë Fidenzës, gjatë një patrulle të zakonshme autostrade dhe këqyrje të thelluar duke nisur nga shasia e mjetit, raporton "La Repubblica".

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e dallimeve strukturore në bagazhin e makinës, ku ishte krijuar një "fund i rremë" në të cilin ishin fshehur deri në 12 blloqe droge, shkruan “Parma Today”.

Drejtuesi i mjetit, emri i të cilit nuk u publikua, u arrestua në flagrancë për trafik droge dhe i lidhur me burgun e Parmës, në dispozicion të Prokurorisë Publike, e cila koordinon edhe veprimet hetimore.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Marash Kumbulla 'harron' Romën: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin

Marash Kumbulla 'harron' Romën: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin