Itali/ Po trafikonte 34,5 kg kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! Droga iu gjet në makinë dhe banesë
Droga e sekuestruar nga karabinierët italianë
Novara- Policia italiane ka goditur një rast të trafikut të drogës, duke sekuestruar 34,5 kilogramë kokainë të pastër dhe arrestuar korrierin e dyshuar, një 28-vjeçar shqiptar.
Aksioni u krye në Novara, pas sinjalizimeve dhe të dhënave në rrugë operative. Një mjet që lëvizte në zonën e Busto Arsizio u lokalizua dhe u urdhërua kontrolli i tij i menjëhershëm.
Pas kontrollit u zbuluan 10 pako të fshehura në mjet. Kontrolli vijoi më tej në shtëpinë e shqiptarit, ku u zbuluan edhe 20 pako të tjera droge, me peshë totale 34,5 kg. Vlera e drogës nëse hidhej në treg kapte një çmim fitimi prej të paktën 3 mln euro. Gjithashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 5 mijë euro cash.
Të dhënat e mbledhura në terren me informacione konfidenciale çuan në gjurmimin e të riut dhe kapjen e tij, duke zbuluar se edhe shtëpinë në Novara e kishte kthyer në magazinë për lëndë narkotike, informon media e vendit fqinj. Operacioni u zhvillua më 12 Dhjetor 2024, por u mbajt për gati një muaj i fshehtë dhe u njoftua nga policia vetëm sot (8 janar), për shkak të sekretit hetimor.
Gjithashtu në banesë u gjetën telefona celularë, një peshore precize dhe material për paketimin e lëndës narkotike. Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në burg. Dyshohet se ai mund të jetë një furnitor i rëndësishëm i organizatës kriminale për zonën ku dhe u kap.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
40.9%
-
Negativ
44.8%
-
Jam i/e dyzuar
14.4%
Vota total: 3764
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Në pronësi të Juventusit, Daniele Rugani dënohet me gjashtë muaj burg dhe 2 mijë euro gjobë
14 Shkurt, 16:00
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53
-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
14 Shkurt, 15:38
-
Itali/ Drejtimi i kamionit në gjendje të dehur zbulon mallrat e vjedhura, 45-vjeçari shqiptar dënohet me 2,5 vite burg dhe gjobë
14 Shkurt, 15:21
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Papa Françesku shtrohet në spital, po trajtohet për bronkit
14 Shkurt, 11:40
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Dibër/ I kërkuar për kultivim droge nga Shkodra, 25-vjeçari kapet duke kaluar ilegalisht kufirin! Gjykata i kishte vendosur masën ‘arrest me burg’
14 Shkurt, 09:05
-
Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani
14 Shkurt, 08:40
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë në doza, 2 të arrestuar! Njërit i gjenden mbi 28 mijë euro, tjetrit 600 mijë lekë
13 Shkurt, 14:11