Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

Itali, policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

Foto nga momenti kur policia sekuestron 39 tonë ëmbëlsira para Krishtlindjeve

Itali 39 tonë ëmbëlsira tradicionale të Krishtlindjeve dhe lëndë të parë që përdoren në përgatitjen e tyre, janë konfiskuar, tre ditë para Krishtlindjeve pasi nuk ishin ruajtur në kushtet e përcaktuara higjienike ose nuk posedonin çertifikatat e nevojshme të origjinës së përbërësve.

Hetimet e karabinierëve çuan në zbulimin e ëmbëlsirave që ruheshin në gjendje të keqe konservimi ose në ambiente jashtë kushteve të duhura strukturore-higjienike.

Kontrollet janë kryer në rreth 1000 kompani me parregullsi dhe janë vendosur gjoba që në total shkojnë deri në 423 mijë euro, raportojnë mediat italiane.

Në Bolonja u sekuestruan 24 tonë fruta të thata të kontaminuara nga mykotoksina, substanca me origjinë mykotike të rrezikshme për shëndetin.

Për më tepër, mbi 500 ëmbëlsira panetone, pandoro dhe ëmbëlsira të tjera tipike për Krishtlindje, u hoqën nga tregu.

Menaxheri i një pasticerie në provincën e Romës është liruar me kusht pasi kishte nxjerrë në shitje produkte ëmbëlsirash të Krishtlindjeve të prodhimit industrial të etiketuara dhe të deklaruara artizanale si produkte gastronomike artizanale, duke fituar shuma të larta të paligjshme dhe duke mashtruar blerësit. Po ashtu janë sekuestruar edhe 6 kilogramë ëmbëlsira semifredo.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion