PIAÇENZA- Bien në pranga 14 shqiptarë të ndarë në dy grupe që merreshin me prostitucion. Aksioni është zhvilluar ditën e sotme nga policia italiane.
Shqiptarët ishin ndarë në dy grupe ndërsa aktiviteti i tyre ishte përqendruar në aksin Piaçenza- Shqipëri. Ata flisnin mes tyre me anë Skype-it dhe policia pas dokumentimit ka lëshuar 14 urdhër-arreste ndaj shqiptarëve.
Prokurori i çështjes, Salvatore Cappelleri tha se janë identifikuar dy grupe të lidhura me njëri-tjetrin që drejtonin aktivitetin e paligjshëm.
Sipas medieve italiane arrestimi i fundit është bërë në Tiranë, ndaj një shqiptari, Bujar Ramadani, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e një shqiptari në shtator të 2013, Sadik Hajderi, i cili më vonë u zbulua se kishte qenë udhëheqës i një rrjeti të gjerë prostitucioni.
Për vrasjen e tij janë arrestuar edhe Mersin Uku, 29 vjeç dhe Donard Uku, 21 vjeç dhe bashkëshortja e njërit prej vëllezërve, që dyshohet po ashtu se është përfshirë në vrasjen e një të moshuari italian.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com