Itali, pranga shqiptarëve, donin
të rrëmbenin vajzën e biznesmenit

Itali, pranga  shqiptarëve, donin<br />të rrëmbenin vajzën e biznesmenit
VENEZIA – Policia e Venecias ka parandaluar rrëmbimin e një vajze të re nga një grup, mes të cilëve 3 shqiptarë. Një operacion policor blic ka bërë të mundur bllokimin e bandës, 3 shqiptarë dhe dy italinë, ndërkohë që kreu i saj kohë më parë ishte arratisur nga një burg spanjoll. Rrëmbyesit udhëtonin në një makinë të pajisur me maska, armë zjarri dhe lidhëse plastike, të cilat përdoren për të shtrënguar kycët e duarve.
Në burg kanë përfunduar shqiptarët: Eduart Arapi (32 vjeç), i arratisur nga një burg spanjoll ku vuante dënimin për vjedhjen e një hoteli; Eduard Lufi, 25 vjeç dhe kushëriri i tij Ledjan Lugia, 23 vjeç.
Janë arrestuar edhe shtetasit italianë: Corrado Di Giovanni, 50 vjec dhe kushëriri i tij Massimo Di Giovanni, 31 vjeç.
Sipas policisë objektivi i rrëmbimit ishte vajza e një industrialisti. Sipas informacioneve, 5 të arrestuarit ishin pjesë e një bande të specializuar për sulme ndaj vilave të njerëzve të botës së industrisë.
Grupi, më 16 shkurt kishte vjedhur villën e sipërmarrësit të mobiljeve Graziano Zuccheto, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët. Më pas ata planifikuan edhe dy vjedhje të tjera, po në Venezia, cka dështoi pasi policia mori informacionin paraprak nëpërmjet të infiltruarve të saj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim