ITALI- Policia në Foligno ka identifikuar një të ri shqiptar 20 vjeç, banor në Perugia, pasi për të ishtë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Tiranës, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë me 9 muaj burg për vjedhje.

Interpol Tirana ia kishte kaluar të dhënat edhe Interpol Romës, e cila konfirmoi vlefshmërinë e urdhër-arrestit dhe për këtë arsye 24-vjeçari me inicialet N.I u vu në pranga.

I njohur në Foligno për vjedhje të makinave, ai i është nënshtruar një kontrolli personal të makinës, ku është zbuluar një dozë marijuanë dhe dy gramë kokainë, të paketuara dhe të gatshme për shitje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)