Itali, prokuroria rihap dosjet e "mafias së hershme"

Itali, prokuroria rihap dosjet e "mafias së hershme"
PALERMO- Ripahen hetimet për një nga vrasjet më të bujshme të ndodhur në qytezën Korleone, e cila u shënua në ktë zonë 64 vite më parë. Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, çështja u është besuar dy prokurorëve të Palermos, por për momentin nuk ka asnjë të akuzuar. Sindikalisti Placido Rizzoto, sekretar i Dhomës së Punës në Korleone, u rrëmbye nga mafia më 10 mars të vitit 1948 dhe pasi u rrah për vdekje, trupi i tij u hodh në një greminë. Mbetjet trupore të tij u gjetën disa muaj më vonë, por në atë kohë nuk ishte i mundur identifikimi, që u bë vetëm në vitin 2012 përmes krahasimit të ADN-së së tij me atë të një familjari. Pas konfirmimit të identitetit, ditën e enjte në Korleone u mbajt një ceremoni mortore zyrtare në nder të Rizzoto, që dekada më parë iu kundërvu mafies që tentonte të grabiste pronat e fshatarëve.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë