Itali, qëllohet mbi biznesmenin,
plagoset në gju

Itali, qëllohet mbi biznesmenin,<br />plagoset në gju
Qëllohet në gju administratori i “Ansaldo Energji”, Roberto Adinolfi, 59 vjec. Atentati ka ndodhur në Genova të Italise në rrugën Montello pranë banesës së menaxherit të shoqerise “Ansaldo Energji” që është në pronësi të Finmeccanica. Sipas policisë,ka qënë një burrë që e priste poshtë shtëpisë ai që e ka qëlluar 59 vjecarin Adinolfi ndërsa një tjetër e priste me një motorr skuter me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Polica saktëson se të dy autorët kanë qënë të maskuar.

Sapo ka dalë nga shpia për të shkuar në punë, rreth ores 8 e 30 të mëngjesit, Adinolfi është qëlluar 3 herë me pistoletë me silenciator të tipit Tokarev të kalibrit 7.62 dhe njëri nga plumbat e ka prekur atë në gjurin e djathtë. Ka qënë bashkeshortja e tij që ka njoftuar menjëhërë ambulancën dhe policinë. Roberto Adinolfi 59 vjec është tranportuar menjëhërë drejt spitalit të San Martinos ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetën ndonëse plagët e shkaktuara në gju nuk janë të lehta.

Sipas hetimeve të deritanishme,ai që ka qëlluar mbi administratorin e “Ansaldo Energji”, Roberto Adinolfi nuk ka patur qëllim ta vrasë por vetëm ta paralajmëroi atë. Adinolfi ndërkaq nuk është ende në gjendje të kujtojë agresorin dhe shoqeruesin e tij. Imazhet e sekuestruara nga kamerat e sigurise së qytetit dhe dëshmitë e grumbulluara në vendin e ngjarjes,do të hedhin dritë mbi autoret e ngjarjes.
Roberto Adinolfi, 59 vjec është i martuar dhe ka 3 fëmjë. Ai është diplomuar në Milano në 1976 për inxhinieri nukleare. Që prej vitit 1975 ai është pjesë e kompanisë “Ansaldo Energji” e cila ka 250 punonjës. Që prej prillit të vitit 2007 Roberto Adinolfi eshte administrator i deleguar i kompanise.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni