Itali, qëllon me kazmë gruan
dhe të moshuarin për xhelozi

Itali, qëllon me kazmë gruan<br />dhe të moshuarin për xhelozi
Një emigrant shqiptar ka goditur me kazmë të shoqen dhe një të moshuar 77 vjeçar për të cilin e shoqja kujdesej, pasi dyshonte për një lidhje mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një provincë të Romës, ku policia arrestoi në flagrancë për krimin, një shqiptar të moshës 59 vjeçare me akuzën për tentativë vrasje dhe dëme ndaj pronës së 77 vjeçarit, për të cilin e shoqja punonte si kujdestare.

59 vjeçari i bindur se mes së shoqes dhe të moshuarit kishte diçka më tepër se thjesht një raport pune, rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme u afrua në banesën e të moshuarit dhe nis sulmin. I verbuar nga xhelozia shqiptari, u sul mes disa mjeteve të punës ku rrëmbeu një kazmë, me të cilën nisi të godasë të shoqen dhe të moshuarin.

Ai që u dëmtua më tepër ishte 77 vjeçari, i cili përveç dëmtimeve në trup, goditjen më të fort e kishte marrë në kokë. Fatmirësisht gruaja pësoi vetëm disa fraktura dhe nxirje të lehta, pasi teksa i shoqi ishte drejtuar për të goditur atë, pjesa metalike e kazmës ishte shkëputur nga pjesa e drurit duke evituar goditjet fatale.

77 vjeçari ndodhet i shtruar në spital si rrjedhojë e goditjes së marrë në ballë, e cila i ka dëmtuar në thellësi pjesën e majtë të kokës, ndërsa për gruan thuhet se do të dalë nga spitali brenda 10 ditësh.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar