Një 44- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi dyshohet se qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij pas një debati mes tyre.
44- vjeçari i arrestuar goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano, në Itali pas një debati dhe më pas është larguar me veturën e tij.
Sipas mediave italiane, karabinierët e NOR - Radiomobile Aliquota dhe Kompanisë Karabiniere të Fossanos, të ndihmuar nga kolegë të stacionit Centallo, arrestuan në flagrancë një 44-vjeçar shqiptar, për tentativë vrasje.
Pas arrestimit shqiptarit i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.