Itali, qendra e djathtë triumfon në
zgjedhjet lokale, humbje për Renzin

Itali, qendra e djathtë triumfon në<br />zgjedhjet lokale, humbje për Renzin
Partitë e qendrës së djathtë kanë triumfuar në zgjedhjet lokale të zhvilluara këtë të dielë në Itali.

Aleanca mes 'Forza Italia' e ish kryeministrit Berlusconi dhe partisë anti-emigrantëve Liga e Veriut arritën të sigurojnë rreth 55 përqind të votave ne Genova një nga bastionet më të mëdha dhe historike të së majtës.

Kreu i PD Matteo Renzi i cili u rikthye pas largimi si kryeministër  ishte humbësi i qartë i këtyre zgjedhjeve edhe pse sondazhet tregojnë se partia e tij është më popullorja në vend.

“Mund të kishte shkuar edhe më mirë” u shpreh Renzi në një postim në rrjetin social Facebook,

“Rezultatet nuk janë të mira, disa humbje dhembin duke filluar me Genoa dhe Aquila”  shtoi Renzi duke iu referuar disa prej bastioneve të partisë së tij

Sigurisht kjo ishte një fitore për ish-kryeministrin Berlusconi.

“Qendra e Djathtë është koalicioni më i madh në vend, Duhet një koalicion i moderuar për të qeverisur Tiranën” u shpreh ai në një deklaratë.

Qendra e Djathtë ka qeverisur  Italinë për 4 vite, kohë në të cilën ekonomia shënoi rritje.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar