TIRANE- Qeveria e kryeministrit Italian Mario Monti ka arritur t'i mbijetojë një votëbesimi në lidhje me masat ekonomike në senat pavarësisht se Partia e Berluskonit u largua, duke treguar se kemi të bëjmë me një rritje të tensionit politik në prag të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në pranverë.

Qeveria e Montit fitoi 127 vota kundrejt 17 kundër dhe 23 vota abstenim pasi PDL e Berluskonit braktisi senatin dhe nuk mori pjesë në votimin e dekretit të zhvillimit. Kjo ndodhi pasi ministri zhvillimit ekonomik Corrado Passera kritikoi mundësitë që Berluskoni të rikthehet në kandidat për kryeministër në zgjedhjet .

Nën ethet paraelektorale të cilat janë rritur shumë, Berluskoni mbrëmjen e së mërkurës bëri një aludim të fortë se mund të kthehej pas dhe të kandidojë për një mandate të katërt për kryeministër që priten të mbahen në mars.
Presidenti Napolitano ka reaguar pas kësaj situate duke kërkuar që të shmangej fundi i qeverisë Monti.

Është e nevojshme të bashkëpunojmë me përgjegjësi,. E dimë zgjedhjet parlamentare jaën afër dhe rrisin tensionin mes forcave politike, të cilat prej një viti janë të angazhuara për të mbështetur qeverinë ku nuk marrin pjesë përfaqësues të partive."

(sg/shqiptarja.com)