Itali, qeveria e re, Monti
u kërkon kohë tregjeve
Ish-komisioneri evropian, Mario Monti, i ngarkuar nga presidenti Napolitano me krijimin e një qeverie të re, rifilloi sot konsultimet me partitë kryesore politike për krijimin e ekzekutivit të ri.
ROME- Ish-komisioneri evropian, Mario Monti, i ngarkuar nga presidenti Napolitano me krijimin e një qeverie të re, u kërkoi kohë tregjeve për rimëkëmbjen e situatës në Itali, e rrezikuar të asfiksohet nga pesha e borxhit.
"Nuk e mohoj rëndësinë e tregjeve, por jemi në demokraci dhe nevojiten afate të përcaktuara mirë", deklaroi Monti gjatë një konference shtypi, lidhur me konsultimet politike që ka filluar sot. Ai u shpreh "i sigurt se tregjet do të jenë të duruar dhe do ta kuptojnë".
Monti ka filluar konsultimet, për krijimin e ekzekutivit të ri, me delegacionin e Partisë Demokrate (PD), lëvizja kryesore e të majtës italiane, që përfaqësohej nga lideri i saj, Pier Luigi Bersani, dhe me kryetarët e zgjedhur të të dy dhomave të parlamentit, Anna Finocchiaro dhe Dario Franceschini.
Drejtuesit e Popullit të Lirisë (PDL), partia e Silvio Berluskonit, do të takohen më pas me Montin që do të përfundojë me ta konsultimet politike.
Monti kërkon të përfshijë partitë kryesore politike italiane në krijimin e qeverisë, ku uron të shikojë të marrin pjesë edhe politikanë dhe jo vetëm teknicienë, me qëllim që të ketë një mbështetje më të fortë në parlament.
Ish-komisioneri do t'i përfundojë konsultimet pasdite, pasi të presë edhe përfaqësues të pronarëve, të sindikatave, të të rinjve dhe grave.
Ai do të shkojë më pas tek presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano për të pranuar zyrtarisht drejtimin e qeverisë së re, përpara se t'i paraqesë këtij të fundit, në mbrëmje ose të mërkurën, listën e ministrave të tij.
68 vjeçari Monti e ka kritikuar hapur mungesën e politikës për zhvillim të qeverisë së Berslukonit, e cila është përgjegjëse për krizën aktuale dhe për moskryerjen e reformave bazë: "Ne nuk kemi para, sepse nuk kemi patur politikë për zhvillimin ekonomik, sepse të ardhurat e shtetit ushqehen edhe me rritjen ekonomike, duke shtuar në këtë mënyrë të ardhurat nga taksat. Mosndjekja e programeve për zhvillimin ekonomik ka qenë një gabim i madh strategjik. Kjo ndihet tani në buxhetin e shtetit duke penguar edhe uljen e taksave."
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26