Itali, qeveria Gentiloni merr
votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve

Itali, qeveria Gentiloni merr<br />votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve
Paolo Genitloni merr votëbesimin në Parlamentin Italian. Dhoma e Deputetëve ka votuar me 368 vota pro dhe 105 kundër për qeverinë e re.

Qeveria Gentiloni do të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme, pas dorëheqjes së Renzit.

Qeveria e re përfshin shumë ministra të qeverisë Renzi, si Pier Carlo Padoan në ministrinë e Ekonomisë, Andrea Orlando në atë të Drejtësisë, Roberta Pinotti si ministre e Mbrojtjes, Carlo Calenda si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Maurizio Martina për Politikat Bujqësore, Gianluca Galletti për Mjedisin, Graziano Delrio për Transportin, Beatrice Lorenzin për Shëndetësinë, Enrico Costa për Çështjet Rajonale, Dario Franceschini për Pasuritë Kulturore, Marianna Madia në dikasterin e Thjeshtëzimit të Administratës Publike.

Ndër emërimet e reja përfshihet kalimi i Angelino Alfanos në dikasterin e Punëve të Jashtme, ndërkohë që ministër i Brendshëm emërohet Marco Minniti, i Arsimit Valeria Fedeli, i Marrëdhënieve me Parlamentin Anna Finocchiaro dhe i Kohezionit Territorial Claudio De Vincenti.
 
Gentiloni ka kandiduar në zgjedhjet politike të vitit 2001 dhe zgjidhet deputet në listat e “ Demokracia është Liri’ Margerita. Nga viti 2005-2006 kryesoi komisionin parlamentar të Vigjilencës Rai.
 
Me një gjuhe elokuente dhe si një komunikues i zoti ai vijon punën duke u kujdesur për imazhin e partisë Margerita duke kuruar fushatën elektorale të së njëjtës parti. Në vitin 2006 zgjidhet sërish në dhomën e deputetëve, ku nga 2006-2008 është ministër i komunikimit në qeverinë Prodi 2.

Mbështetës i projektit të Partisë Demokratike në 2009 afrohet me Renzin. Dhe në 2012 publikon kandidaturën për bashkiak të Romës.
Në zgjedhjet politike të 2013 zgjidhet sërish deputet.
 
Ai ka raporte të shkëlqyera jo vetëm me SHBA por edhe me Izraelin e komunitetin hebarik Italian. Në 31 tetor 2014 Renzi e zgjedh ministër të jashtëm duke zëvendësuar Federica Mogherini. Ai është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, franceze dhe gjermane.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit