Itali, qeveria paraqet plan të ri për
kushte më të mira për azilkërkuesit

Itali, qeveria paraqet plan të ri për<br />kushte më të mira për azilkërkuesit
ITALI-Qeveria në Itali ka paraqitur gjatë ditës së djeshme një plan të ri për azilkërkuesit i cili parashikon kushte më të mira jetese në kampe, në mënyrë që të frenojë prurje të reja dhe dëbimin e refugjatëve të cilëve u është refuzuar azili.

“Duhet të akomodojmë dhe integrojmë cilindo që e meriton dhe riatdhesojmë pjesën tjetër”, është shprehur ministri i Brendshëm, Marco Minniti, gjatë prezantimit të planit përpara një komisioni parlamentar.

Plani i ri i propozuar synon një shpërndarje me një mesatare prej 2,5 azilkërkues për 1 mijë banorë.

“Për të shmangur afatet kohore të pritjes, azilkërkuesit janë të ftuar të marrin pjesë në punë apo shërbime të komunitetit, pa pagesë ose me një rrogë të vogël”, është shprehur ministri, i cili ka theksuar se nuk behet fjalë për konkurrencë në tregun e punës.

Që prej vitit 2014, në Itali kanë zbarkuar më shumë se 500 mijë azilkërkues, ndërkohë që momentalisht në listat e pritjes për azil janë afërsisht 175 mijë persona.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital