Gjatë paradites së sotme një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vizituar Piana degli Albanesi, një qytezë 35 kilometra larg Palermos, e cila është e populluar nga arbëreshët, shqiptarët që kanë emigruar aty që nga koha e Skënderbeut.
Banorët e qytezës së veshur kuqezi me rastin e përballjes Itali-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës kanë mbushur rrugët duke dhënë përshtypjen e një feste të vërtetë.
Delegacioni shqiptar i përbërë nga Presidenti Duka, Sekretari Shulku, antarë të Komitetit Ekzekutiv në FSHF dhe ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana janë pritur me ovacione nga shqiptarët e shumtë.
Presidenti Duka vlerësoi dhe i shprehu mirënjohjen komunitetit arbëresh për ruajtjen dhe vlerat e traditës dhe gjuhës shqipe ndër vite.
/Shqiptarja.com

VIDEO