Itali, Rama takime me autoritetet e
Abrozzo-s, shpejt samit me Italinë

Itali, Rama takime me autoritetet e<br />Abrozzo-s, shpejt samit me Italinë
Gjatë vizitës në Abruzzo, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me autoritetet më të larta shtetërore të këtij rajoni.

Ky takim u hap nga Presidenti i rajonit të Abruzzo-s. Në takim u shkëmbyen ide mbi mundësitë dhe hapësirat e një bashkëpunimi më aktiv.

Midis Shqipërisë dhe Italisë, Kryeministri nënvizoi se ka vend për ta thelluar bashkëpunimin që shtrihet nga energjia e deri tek bujqësia. Një fushë që ka vëmendjen e lartë të qeverisë shqiptare, tha Kryeministri, është ajo e energjisë. Në qasjen e qeverisë shqiptare, gazsjellësi TransAdriatik përbën një projekt strategjik. 

Makrorajoni është një ide strategjike për gjithë këtë zonë dhe një ide alternative. Ne jemi pjesë edhe e projektit madhor energjetik, gazsjellësit TransAdriatik, që është një projekt strategjik për ne, për Italinë dhe padyshim, edhe për më gjerë. Besojmë shumë tek ky projekt, i cili po bëhet edhe më i qartë në kontekstin e ri gjeopolitik, sidomos pas vendimit të Rusisë për të anuluar gazsjellësin SouthStream. TAP është një projekt plotësisht në përputhje me direktivat e Komunitetit Europian të Energjisë dhe BE-së. Ne e mbështesim fuqimisht si një projekt për paqen dhe sigurinë,”.

Protokolli për Bashkëpunim për Zhvillim 2014-2016, prej më shumë se 80 milion euro, ndërmjet dy vendeve është treguesi më i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vazhdimit të angazhimit italian në Shqipëri.
Kryeministri paralajmëroi se shumë shpejt mund të organizohet një samit ndërqeveritar mes qeverisë së italisë dhe asaj shqiptare.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes