Itali, Rama takon legistin Tosi:
I propozon binjakëzim kulturo

Itali, Rama takon legistin Tosi:<br />I propozon binjakëzim kulturo
VENECIA- Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në verilindjen italiane ka takuar dhe kryebashkiakun e Veronës, legistin Flavio Tosi, të cilin ka dashur "ta joshë" me një ide binjakëzimi kulturor mes Durrësit dhe Veronës, pra Amfiteatrit të Durrësit dhe Arenës së Veronës. Sa do të funksionojë ky bashkëpunim me legistin antishqiptar?

Kryeministri Rama ishte në Verona i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe deputetet Gaçi dhe Klosi. Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi kryeministri Rama ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë mes qyteteve të Durrësit dhe Veronës, duke pasur parasysh edhe faktin që të dy qytetet përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët edhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake. Flavio Tosi, përfaqësues i Legës, njihet si një eksponent ekstremist sa i takon çeshtjes së trajtimit të emigrantëve të huaj në Itali, përfshi dhe emigrantët shqiptarë.

Edi Rama ndodhet në Itali për Bienalen e Venecias, ku marrin pjesë në dy pavione të veçanta Shqiperia dhe Kosova.

“Unë do të doja shumë që t'i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave por kjo nuk është më një opsion”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në çeljen e pavionit venecian, ku ka qenë i ftuar i nderit dhe ka bashkëbiseduar me arkitektë, artistë dhe pjesëmarrës për eksperiencën e tij të ndryshimit.
 
“Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t'i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion. Njerëzit kanë nevojë për punë dhe për shumëçka tjetër që nuk mund të zgjidhet nga ngjyrat, por unë besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit dhe të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca. Kështu që nuk është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë” ka thënë Rama.
 
Kryeministri është duke zhvilluar një vizitë dy ditore në Itali, ku do të marrë pjesë në çeljen e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias.
 


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç