ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri italian, Mateo Renzi dhe lideri i qendrës së djathtë, Silvio Berlusconi konfirmuan sot angazhimin e tyre ndaj marrëveshjeve për një sistem të ri zgjedhor dhe rregullim të sistemit politik, në një takim në Romë, bën me dije Lorenzo Guerini,zëvëndëssekretar i Partisë së majtë Demokratike. "Angazhimi për strukturën në marrëveshjen e arritur në muajt e fundit është konfirmuar", njoftoi Guerini, i cili mori pjesë në bisedimin dyorësh në zyrën e kryeministrit. "Marrëveshja u respektua. Takimi ishte shumë pozitiv. Ne vazhdojmë të mbajmë hapur debatin me të gjitha palët dhe sot diskutuam për reformat me partinë 'Forza Italia', sepse qëllimi ynë është të zbatohen reformat", shtoi Guerini. Renzi kërkon një marrëveshje me Berlusconin për një sistem të ri zgjedhor. Renzi dhe Berlusconi, kryetar i partisë "Forza Italia", përsëritën angazhimin e tyre për reformat", shtoi Guerini./ /k.ll/ a.jor.