Ndërkohë, Renzi e festoi fitoren e tij në Twitter.
“Kurajoja ta shpërblen, reformat po ecin përpara”, shkroi ai në Twitter.
Sipas rregullave të reja të votimeve, çdo parti që fiton të paktën 40 për qind të votave do të ketë një mazhorancë automatike prej 55 për qind në Dhomën e Ulët të parlamentit, thënë ndryshe në Dhomën e Deputetëve.
Nëse asnjë parti nuk fiton deri në 40 për qind, një balotazh do të zhvillohet mes dy partive të renditura të parat. Fituesi do të marrë 55 për qind maxhorancë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)