Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka thënë sot se, parlamenti italian duhet që të votojë ndërhyrjen në Libi, duke nënkuptuar se Roma zyrtare nuk duhet që të ngutet për të zbritur në terren.
 
Renzi shton se, kjo ndërhyrje duhet që të kalojë të gjitha fazat institucionale, duke apeluar që të reagohet me qetësi dhe arsye.
 
 “Çdolloj angazhimi italian kundër degëzimeve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në Libi duhet të kalojë nga etapat e nevojshme parlamentare dhe institucionale. Ky nuk është momenti që të nxitojmë gjërat, është momenti të veprojmë me arsye dhe qetësi”, ka thënë Renzi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)