“Shpëtimi në Shqipëri” është dokumentari i sjellë nga regjisori Alush Gashi, i cili trajton shpëtimin e rreth 2000 hebrenjve të ardhur në Shqipëri, gjatë luftës së dytë botërore të cilët dëshironin të shpëtonin nga masakra naziste.

Kjo është arsyeja që Shqipëria është nënshkruar në Librin e të Drejtëve midis shteteve të ndryshme. Lista e emrave është e gdhendur në muzeun Yad Vashem në Jeruzalem.

Pas transmetimin të këtij dokumentari në Asti të Italisë do të këndohen këngë popullore shqiptare.

Ky aktivitet paraqet dhe rikujton në këtë mënyrë ndihmën që shqiptarët u dhanë popullit hebre gjatë periudhës më të vështirë për ta.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)