Itali, rindërtohet veshi i një fëmije falë stampimit 3D, që pati për model veshin e nënës së tij

Itali, rindërtohet veshi i një fëmije falë stampimit 3D, që pati për model veshin e nënës së tij

Stampimi 3D i lejoi kirurgët e ‘Meyer’ në Firence të rindërtonin veshin e një fëmije nga e para, duke marrë modelin veshit të nënës së tij.

Kjo është historia e Lapo-së (një emër fiktiv) një pacient 13-vjeçar nga Toscana, që vuan nga mikrotia, një keqformim i rrallë kongjenital (prek 5 nga 10,000 foshnjat), gjë që çon në mungesë zhvillimi të veshit të jashtëm.

Kirurgu plastik, i cili operoi djalin e vogël, ishte në gjendje të rindërtonte veshin nga një pjesë e vogël e kërceve të kockave të marra nga fëmija, duke u dhënë atyre formën e veshit falë modeleve 3D të stampuara.

Një ndërhyrje e tillë është e para në Itali që përdor këtë teknologji.

Falë një programi të gjeneratës së fundit, një kopje e veshit u stampua në 3D. Për të përcaktuar me saktësinë maksimale të mundshme se çfarë forme do të kishte veshi "natyral" i fëmijës, u mor si model veshi i nënës së fëmijës. Falë skanimeve 3D, ekipi riprodhoi modelin tre-dimensional.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës