ROMË - Këtë mbrëmje Roma nuk do të ketë një kryebashkiak të ri – asnjë nga 19 kandidatët për karrigen më të rëndësishme të kryeqytetit nuk ka kapërcyer mbi 50% në raundin e parë – por Gianni Alemanno duhet të përballet me balotazhin, duke nisur me disavantazh, krahasuar me kandidatin e qendrës së djathtë, Ignazio Marino, bën të ditur "Corriere della Sera".
Kjo del nga katër projektimet e para elektorale të Institutit Piepoli për Rai-n (me mbulim 23,1%), që i japin ish-senatorit të PD-së 41,2% të votave, përkundrejt 30,5% të qytetarit të parë të Romës në ikje (rezultatet sipas Tecné për Sky japin të kundërtën, Marino 42,6% dhe Alemanno 28,3%). Të dhëna absolutisht të përkohshme këto, por që japin një prirje mbi rezultatin.
Alemanno ka komentuar mbi rezultatet duke thënë se, «ndeshja është ende e hapur, unë do të luftoj deri në fund».
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com