Itali, Rousseau ka në dorë fatin e krizës politike por rritet skepticizmi për besueshmërinë e votimit në internet

Itali, Rousseau ka në dorë fatin e krizës politike por rritet skepticizmi për besueshmërinë e votimit në internet

A jeni dakord që Lëvizja '5 Yjet' do të krijojë një qeveri, të kryesuar nga Giuseppe Conte, së bashku me Partinë Demokratike?

Kjo është pyetja që po dominon skenën politike në Itali, të cilës, aktivistët e Lëvizjes 5 Yjet duhet t’i përgjigjen sot, nga 9 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite, përmes platformës Rousseau, për marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe për draftin 26-pikësh të programit qeveritar M5S-PD

Nuk është hera e parë që aktivistëve e ‘5 Yjet’ i’u është besuar ratifikimi në internet i një vendimi politik të marrë nga drejtuesit e lëvizjes dhe nuk është hera e parë që platforma - e menaxhuar tani nga Shoqata Rousseau, e kryesuar nga Davide Casaleggio - është kritikuar për pamundësinë e sigurimit të ndonjë garancie për sigurinë dhe fshehtësinë e konsultave.

Stefano Zanero, profesor i asociuar i sigurisë kompjuterike në ‘Politecnico di Milano’, thotë se "Nuk mund të votohet në një platformë të menaxhuar nga një entitet i vetëm që mund të manipulojë rezultatet sipas dëshirës".

Edhe Marco Canestrari, zhvilluesi i kompjuterit dhe ish-njeriu i djathtë i Casaleggio Associati, thotë se sistemi mund të kushtëzohet "shumë lehtë" nga brenda.

Problemi - nuk ka sisteme të sigurta për votim në internet

"Diskutimi për modernitetin e Rousseau është i parëndësishëm. Gjëja e rëndësishme është që ai nuk çon në bindjen e njerëzve se ata mund të votojnë në internet në një mënyrë serioze dhe të sigurt " – thotë Stefano Zanero.

Në bazë të përvojave të suksesshme, siç është ai në Estoni, në fakt ekziston një aksiomë e bazuar në besim - "Kurrë nuk mund të besosh verbërisht në menaxherin e sistemit, por nëse ligji thotë se duhet t'i besosh menaxherit, nuk mund të bësh asgjë tjetër".

Rousseau ka në dorë fatin e krizës politike

Krijesa e Casaleggio-s, ideatori i platformës demokratike Rousseau, mund të vendosë fatin e ekzekutivit të ri, për të cilën po punon Kryeministri Giuseppe Conte, i cili nga ana e tij është shprehur se programi i qeverisë nuk do të jetë një kontratë, por "një program i përbashkët i mbështetur në parime".

Por rruga deri në ditën e krijimit të qeverisë, duket se nuk është pa pengesa.  Përveç nyjës Rousseau, zgjedhja e ministrave dhe roli i zv/kryeministrit mbeten ende të pazgjidhura dhe mund të ‘hidhnin në erë’ përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Ps/ Rousseau është platforma e drejtpërdrejtë e demokracisë e Lëvizjes 5 yjet. Objektivat e platformës janë menaxhimi i Lëvizjes në Parlament, këshillat rajonalë dhe komunalë si dhe pjesëmarrja e anëtarëve në jetën e Lëvizjes përmes, për shembull, propozimit të ligjeve, listat elektorale dhe votimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë