Itali, rreth 2 milion
minorenë të varfë

Itali, rreth 2 milion <br />minorenë  të varfë
Rritet shkalla e varfërisë, numri i minorenëve që punojnë dhe fëmijët që braktisin shkollat në Itali. Këto si pasojë e krizës financiare tashmë të krijuar në Itali dhe situatës së të drejtave të minorenëve. Denoncimin e ka bërë raporti i Crc, organizata që monitoron shtetin Italian për zbatimin e Konventës së OKB për të Drejtat e Fëmijëve dhe të adoleshentëve në Itali. Raporti ka fotografuar çdo vit kushtet në të cilat minorenët gjenden në çdo fushë të jetës në familje, shkollë, shërbimet shëndetsore, ligjore etj

Raporti i është dorëzuar Ministrit të Punëve, Elsa Fornero, dhe garantuesit për të drejtat e fëmijëve, Vincenzo Spadafora. Raporti rendit Italinë si një nga vendet e para në botë, për numrin e fëmijëve që braktisin shkollën, dhe rritje të varfërisë. Gjithashtu rezulton se shkalla është mbi mesataren në BE për të miturit të cilët rezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social.

Sipas të dhënave rezultojnë rreth 1 milion e 800 mijë minorenë relativisht të varfër, nga të cilët 1 milion e 200 mijë jetojnë në jug të Italisë dhe këto pa vënë në listë 359 fëmijët e tjerë po në jug të cilët jetojnë në varfëri të plotë.

Më të ekspozuarit ndaj fenomentit të minorenëve që punojnë janë meshkujt të moshës 11 dhe 14 vjeç të cilët jetojnë në zonat ku niveli i papunësisë është më i lartë.

Lidhur me situatën, Ministri i Punëve i ka kërkuar parlamentit që të vendosi një ligj në mënyrë që fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Itali të përfitojnë shtetësinë italiane.
Njëkohësisht grupi i Crc ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të mundësojë antarësimin e detyrueshëm për kontrollet mjekësore ose të paktën të mund ti sigurojë të gjithë minorenëve një pediatër ose një mjek të kujdesit parësor.

Ndërkohë grupi i organizatës Crc do të bashkëpunojë për të kapërcer situatën, në mënyrë që të sigurojë në takimin e ardhshëm me komitetin e OKB një pjesë të politikave për fëmijërinë dhe adoleshncën në mënyrë që të jenë më në përputhshmëri me komitetin.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…