Dy persona kanë humbur jetën në Piza të Italisë, pasi një aeroplan u rrëzua pranë aeroportit Toscany Flight, në komunën San Miniato.

Dy viktimat janë Paolo Fagiolini di Ponsacco, 59 vjeç dhe Riccardo Montanari, 41 vjeç.

Aeroplani u rrëzua gjatë fazës së uljes, rreth orës 11”30 të mëngjesit të sotëm.

Një ekip i zjarrfikësve të Pizës ndërhyri në vendngjarje. Kur mbërritën 118 forcat shpëtimtare, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për dy pasagjerët e avionit të vogël.

Sakaq, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.