Itali, rrëzohet helikopteri në
Aquila, 6 të vdeku

Itali, rrëzohet helikopteri në<br />Aquila, 6 të vdeku
ITALI-Nuk kanë të mbaruara telashet dhe tragjedite për shtetin fqinj Italinë.

Pas termeteve në zonën qëndrore dhe ortekut në Pescara, të paktën 6 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter i ndihmës së shpejtë është rrëzuar  në Aquilano, Abruzzo të Italisë. Helikopteri ishte nisur për të marrë një të plagosur në një zone ku qytetarët shkojnë për të bërë ski në Campo Felice. 

Mediat italiane raportuan se helikopteri, u rrëzua nga një lartësi prej 600 metrash dhe se humbi kontaktet në provincën e Aquila pak pasi u ngrit nga terreni ku mori një të plagosur. Helikopteri po realizonte një udhëtim të thjeshtë ndihme por gjërat nuk shkuan ashtu sic duhet. 

Në bord ndodheshin 6 persona, 2 anëtarë të ndihmës së shpejtë për emergjencat alpine, një mjek, një operator dhe skiatori i dëmtuar.

Aktualisht kushtet e motit në Abruzzo janë tepër të vështira. Stuhia me borë dhe erëra të fuqishme lejojnë shumë pak për të parë me sy të lirë. Temperaturat kanë rënë me -2 Gradë Celsius.

Rrëzimi është shënuar rreth 1 km nga pista e skisë së Campo Felice.
“Helikopteri i 118 u rrëzua në zonën Monte Cefalone. Kishte mbërritur për një aksident të zakonshëm në ski dhe po kthehej” u shpreh inxhinieri Mauro Cordeschi, këshilltar në komunën e Aquila.
 
“Do të duhet kohë për të kuptuar dinamikën e aksidentit por mund të ngremë hipoteza se rrëzimi mund të jetë shkaktuar për shkak të mjegullës sepse ky ishte një intinerar i njohur. Në ditët e mëparshme gjatë operacioneve të tjera edhe avionë të Aeronautica të drejtuar nga pilotë profesionistë kanë hasur vështirësi. Jemi në shok sepse i njihnim të gjithë operatorët që ishin në bord”, thotë Cordeschi.

[gallery]20735[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari