ROME - Kërcimtarja, e akuzuar se ka kryer marrëdhënie me pagesë, gjatë kohës që ka qenë minorene, me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, tha në seancën gjyqësore në Milano se ka gënjyer hetuesit në vitin 2010. Karima El-Mahroug tha se kishte sajuar detajet në lidhje me festimet erotike të organizuara në vilën e Berlusconi-t, gjatë kohës që ai ishte kryeministër.
E njohur si “Rubi, hajdutja e zemrave”, vajza tha në gjykatë se kishte gënjyer se kishte marrë 187 mijë euro nga Berlusconi, për të marrë pjesë në disa prej festave të tij dhe se kishte se kishte “sajuar” gjithçka, sa për show.
Vajza marokene dëshmoi si dëshmitare në gjyqin e prezantuesit televiziv, Emilio Fede, agjentit të festave, Lele Mora, dhe Nicole Minetti-t, një këshilltare rajonale dhe ish-shoëgirl. Ata akuzohen se kanë siguruar prostituta për të ashtuquajturat mbrëmjet festive “bunga-bunga” të Berlusconi-t. Vajza marokene nuk akuzohet për ndonjë krim në asnjë rast dhe në të dyja rastet vlerësohet formalisht si pala e dëmtuar.
Prokurorët do të bëjnë deklaratat përfundimtare më 31 maj, ndërsa vendimi për gjyqin e Berlusconi-t, me akuzën se ka fjetur me një prostitutë minorene, do të jepet më 24 qershor.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com